Politike

"Bota ende po lufton," Osmani në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur!

Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime që dikur i përjetonte Kosova. Osmani tha se tema e forumit "Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë" është thirrje për të ndërtuar paqe.

2 Qershor 2025, 11:46 Nga N.F
"Bota ende po lufton," Osmani në Forumin Ndërkombëtar
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë u shpreh se paqja është themeli i çdo gjëje për të cilën angazhohen.

Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime që dikur i përjetonte Kosova. Osmani tha se tema e forumit "Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë" është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Një hap vizionar përpara që njohu faktin se ne në Kosovë gjithmonë kemi ditur se paqja nuk mund të mbahet pa udhëheqjen, mençurinë dhe qëndrueshmërinë e grave. Por dy dekada e gjysmë më vonë, bota ende po lufton, ende po lufton që këto parime të bëhen realitet.

Zonja dhe zotërinj, pak më shumë se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi panë tmerrin që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë dhe nënat i humbën dhe i varrosën fëmijët e tyre si pasojë e luftës. E megjithatë, në orët më të errëta, ishin gratë e këtij vendi ato që na mbajtën zemrat e thyera të bashkuara”, tha ajo

Osmani tha se fëmijët bartin barrën e luftës por edhe se janë mbrojtës të ardhshëm të drejtësisë. Ajo theksoi se mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Sipas saj viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë.

Hapjen e Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, e ka bërë Venesa Sulimani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyrete Sulimani. Ajo tha se nënës së saj, Shyretes, i janë dashur 20 vjet qe ta gjejë zërin për të treguar atë që kishte përjetuar.

osmani

Sondazh

Poll