Politike

"Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 miliard rrënjë kanabis", Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Ai theksoi sërish se këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. 

2 Qershor 2025, 12:47 Nga r.ll
"Janë përcaktuar të mbillen mbi 1 miliard rrënjë
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis. Sipas tij të gjitha këto tashmë nuk do të jenë bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti.

 Berisha e ka cilësuar këtë si katastrofa më e madhe dhe me këtë akt shtoi më tej, kryeministri Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota. Ai theksoi sërish se këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. 

"Tani pra, siç e shihni ju, në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis sa kurrë, kurrë, kurrë ndonjëherë në histori. Në qoftë se një hektar i lihet një bime 2 metër katrorë, i bie në një hektar të mbillen 5 mijë bimë.

Në qoftë se shumëzoni 29.400 hektarë me 5 mijë bimë, imagjinoni pra se ku shkon kjo shifër. Shkon mbi miliard e 300 mijë.
Shkon në mbjelljen më të madhe që mund të jetë regjistruar ndonjëherë në një vend. Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti, me leje të narkoshtetit.

Kjo është katastrofa më e madhe dhe me këtë akt, Edi Rama nga veriu në jug, lindja në perëndim, bleu qindra mijëra vota.
Thashë dhe njëherë, nuk ka ndodhur kurrë që të autorizohet, të shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje. Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale. Këto zgjedhje kurrë nuk mund të njihen.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll