Politike

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral, shkeli ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se kryeministri Edi Rama përdori të gjitha mjetet për të fituar zgjedhjet, ndër të cilat përmendi edhe licencat për mbjelljen e mbi 29 mijë hektarëve kanabis. 

2 Qershor 2025, 12:40 Nga r.ll
Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se kryeministri Edi Rama përdori të gjitha mjetet për të fituar zgjedhjet, ndër të cilat përmendi edhe licencat për mbjelljen e mbi 29 mijë hektarëve kanabis. 

Ai tha se në vit elektoral, Rama rrethoi katër anët e Shqipërisë me plantacione droge me vlera kolosale që shkojnë deri në 10 miliardë euro. 

"Në farsën elektorale të 11 Majit 2025, kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, përdori të gjitha mjetet, ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të gjitha konventat ndërkombëtare të 29 mijë e 300 hektarëve drogë. Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin. Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë.

Pra, në vit elektoral Edi Rama rrethoi Shqipërinë në të katër anët e saj, dhe në thellësi, me plantacione droge, vlera e të cilave është kolosale po të kemi parasysh se në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis, të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro. Armand Maho ka përgatitur një investigim të plotë të këtij procesi dhe ne e paraqesim sot para shqiptarëve dhe medieve të gjithë dimensionet e tij.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll