Bota

Mbresëlënëse/ Zjarrfikësit shpëtojnë qenushin që kishte ngecur tek rrota e makinës, si ia nxjerrin kokën pas përpjekje

23 Janar 2020, 16:43 Nga DOSJA
Mbresëlënëse/ Zjarrfikësit shpëtojnë qenushin

KALIFORNI– Një qenush është shpëtuar sot nga forcat e zjarrfikëses, pasi kishte ngecur brenda një rrote makine. Në një video të publikuar nga “AbcNews”, shihet se qeni rënkon nga sikleti, teksa rreth qafës së tij rëndon rrota e makinës.

Disa zjarrfikës janë vënë në dispozicion të kafshës, për të bërë të mundur që të çlirohej nga vrima ku kishte ngecur. Ata e lagin me ujë herë pas here dhe tentojnë t’ja nxjerrin kokën nga rrota, pa e dëmtuar atë. Pavarësisht përpjekjeve, misioni u duk se ishte i pamundur.

 

 

FREE AT LAST: Firefighters come to the aid of a three-month-old puppy that got its head caught in a spare tire in Coachella, California. https://abcn.ws/36h7qFb

A post shared by ABC News (@abcnews) on

Kështu që, zjarrfikësit u detyruan ta prisnin hekurin e rrotës, në mënyrë që qeni të çlirohej. Kafsha me ngjyrë të zezë më në fund shihet i lirë dhe pa asnjë lloj dëmtimi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kaliforni qeni shpetohet nga zjarrfikesit kaliforni qeni shpetohet nga zjarrfikesit

Sondazh

Poll