12,000 € për tortën e Vitit të Ri? Grekët ‘zemërohen’ me ministrin e Bujqësisë, e detyrojnë ta paguajë nga xhepi:
23 Janar 2020, 18:53Nga DOSJA
GREQI– Ministri i Bujqësisë Makis Voridis vendosi që të ndiqte traditën e viteve më parë në institucion duke u shpërndarë tortë për punonjësit. Voridis ka shpërndarë faturën prej 12 mijë eurosh në rrjetet e tij sociale, ku edhe shprehej krenar për punën e bërë.
Një ish-zv.ministër i bujqësisë i SYRIZA-së denoncoi shpenzimet duke thënë se ajo shpenzoi vetëm 30 euro për tortën festive të vitit të kaluar dhe se gjithçka e kishte paguar nga “xhepi” i saj. Nuk kaloi shumë dhe rrjetet sociale “shpërthyen” kundër Voridisit.
“Çfarë futi ministri brenda tortës për të rritur vlerën e çmimit të saj?,”-pyesnin ndjekësit e tij në komente duke iu referuar traditës, në të cilën ata vendosin një monedhë në tortën e Vitit të Ri.
Burime nga ministria e Voridis thanë për mediat grekese torta ishte shpërndarë për 750 punonjës të ministrisë në Athinë dhe se kostoja për person ishte 16 euro. Pretendohej se kostoja nuk i referohej vetëm tortës, por edhe furnizimeve të tjera gjatë festës.
Ndërsa komentet ironike në mediat sociale nuk u ndalën, duke detyruar ministrin që të njoftonte se do t’i paguante ai të gjitha paratë.
Voridis tha për Open TV se ai do të anulojë shpenzimet e shtetit dhe do të japë paratë nga kompensimi prej 40,000 eurosh që ai fitoi në gjykatë gjyqin për fyerje ndaj kolegut të SYRIZA-s, Panos Kammenos.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Demokratët e Kongresit akuzuan Presidentin Donald Trump të mërkurën për hartimin e “një skeme korruptive” për të bërë presion ndaj Ukrainës që të hetonte ...
KALIFORNI– Një qenush është shpëtuar sot nga forcat e zjarrfikëses, pasi kishte ngecur brenda një rrote makine. Në një video të publikuar nga “AbcNews”, shihet ...
KOSOVË- Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çift...
BOTË- Koronavirusi Wuhan që ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600, përhapet më lehtë nga një person në person sesa mendohej më parë...
GJERMANI-Dy nxënës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjermani. Sipas policisë është raportuar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj...
KINË- Kufizimet e udhëtimit janë vendosur në Ezhou, qyteti i tretë kinez që preket nga masat që synojnë kontrollimin e përhapjes së koronavirusit. Stacioni...
KINË– Një qytet në Kinë ku e ka origjinën edhe virusi është tashmë në karantinë. Ndërkohë që është zbuluar se ky virus ka ardhur nga gjarpërinjtë.Por si po...
ITALI– Ministria e Shëndetësisë në Itali ka vendosur tërheqjen nga tregu të disa vezëve organike nga supermarketi “Conad”, Amadori dhe Cascina Italia e kanë mbë...
KINË– Ditën e sotme numri i viktimave për shkak të virusit ka shkuar në 25 dhe janë prekur 616 njerëz të tjerë.Në shumicën e aeroporteve kineze qytetarët k...