Politike

Padia për shpifje, Haradinaj i ashpër me Ramën: Ka bërë një paturpsi, fanatik i ndarjes së Kosovës

23 Janar 2020, 20:50 Nga DOSJA
Padia për shpifje, Haradinaj i ashpër me Ramën: Ka bërë

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot  në lidhje ma padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I ftuar sot në emisionin “Open”, Haradinaj u shpreh se kjo që ka bërë Rama është një paturpsi.

Kam marrë informacion nga emdiat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpsi e Ramës që ka bërë këtë padi. Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet  në këtë paturpsi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.

Këto deklarata nga Haradinaj, bëhen pasi është paditur nga Kryeministi Edi Rama për shpifje, pikërisht për reagimet për ndarjen e Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi në Gjykatën e Prishtinës, për shpifje ndaj homologut Haradinaj. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndarja e kosoves rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama ndarja e kosoves rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll