Politike

KE shtyn publikimin e metodologjisë për hapjen e negociatave, Shqipëria në pritje të dritës jeshile

23 Janar 2020, 19:21 Nga DOSJA
KE shtyn publikimin e metodologjisë për hapjen e negociatave,

BRUKSEL-  Publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë qasjen në negociatat e anëtarësimit me vendet kandidate është shtyrë në shkurt. Ky është lajmi që vjen nga Brukseli, duke sjell automatikisht dhe një shtyrje të mundshme të ndatës kur Shqipëria do përballet sërish me KE-në për të marrë një datë për hapjen e negociatave.

Komisioni është në proces të përfundimit të propozimit dhe ai do të paraqitet në javët e ardhshme,” tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Mësohet se botimi i metodologjisë së re do të botohej në 29 Janar, por projekt-propozimi nuk është përfunduar ende, dhe data tjetër e mundshme është 5 shkurt.

Me metodologjinë e re, ne duam ta bëjmë procesin e zgjerimit më të besueshëm, që do të thotë se nëse njëra palë përmbush detyrimet e saj dhe pala tjetër duhet të bëjë pjesën e vet. Ne dëshirojmë të kemi një proces i dobishëm për të gjitha palët – si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për institucionet e BE“, shtoi më tej Pisonero.

Këshilli i BE-së nuk vendosi në tetor të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, për herë të tretë në 16 muaj që vendimi të vonohet, megjithëse Komisioni Evropian konsideron se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Shumica e Shteteve Anëtare të BE ishin në favor të hapjes së negociatave të pranimit, por Franca bllokoi një vendim që duhej të miratohej unanimisht. I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat realisht real për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rute u përgjigj se pranimi në BE deri në një datë të caktuar nuk ishte qëllim në vetvete.

Deri kohët e fundit, Hollanda ishte në një grup me Francën dhe nuk lejonte hapjen e negociatave as me Maqedoninë Veriore, as me Shqipërinë, por një qëndrim pak më ndryshe u njoftua në seancën e fundit të Këshillit të BE-së. Sa i përket Francës, ajo kërkon hapjen e negociatave midis BE-së dhe Maqedonisë Veriore duke miratuar një metodologji të re në procesin e negociatave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ana pisonero bllokimi i negociatave hapja e negociata per shqiperine komisioni evropian ana pisonero bllokimi i negociatave hapja e negociata per shqiperine komisioni evropian

Sondazh

Poll