Politike

‘Mos ma përmend më’, Berisha tallet me protestën e Ramës kur ishte në opozitë: E përzura për leckash nga rru

23 Janar 2020, 20:11 Nga DOSJA
‘Mos ma përmend më’, Berisha tallet me protestën e

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur lidhur me aksionin e opozitës së bashkuar gjatë vitit të që kaloi kundër qeverisë së socialistit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Berisha tha se sipas mendimit të tij opozita duhet të ishte stacionuar dhe të mos lëvizte deri në plotësimin e kërkesave të saj, duke ironizuar edhe pasardhësin e tij për tubimet që organizoi kur nuk ishte në pushtet.

Pjesë nga emisioni:

Sali Berisha: Mendoj se opozita duhet të stacionohej psh në Bulevard.

Lorenc Vangjeli: Siç bëri Edi Rama…

Sali Berisha: More Edi Ramën e përzura për leckash, mos ma përmend më. Se nga leckat e nxorra nga rruga. Tani mos ma përmend më. Pra një nga format se mund të gjendeshin edhe forma të tjera. Vendimet e opozitës kishin skenar dhe stategji por nuk u realizua fitorja.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, opozita e asokohe kryetari i opozitës, Edi Rama dhe PS-ja organizoi një grevë urie në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkonin hapjen e kutive të votimit, që sipas tyre do t’u jepnin fitoren. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll