Politike

Ramush Haradinaj i prerë: Taksa 100% hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën

23 Janar 2020, 20:32 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj i prerë: Taksa 100% hiqet vetëm kur Serbia të

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçës, të SHBA për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ku tha se kishin diskutuar për shumë çështje.

Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, tha Haradinaj në emisionin “Open” në Top Channel. Ndërkohë nga ana tjetër Haradinaj, ka folur dhe për ultimatumin që ka dhënë Grenell për heqjen e taksës. “Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, shtoi më tej Haradinaj.

Po ashtu shtoi se taksën mund ta hiqte dhe sot në mesnatë, duke bërë një mbledhje të qeverisë duke shtuar se kjo gjë ndodhte nëse Vuçiç dilte në deklaratë e thoshte se njihte Kosovën. Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, përfundoi kreu i qeverisë së Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi ramush haradinaj taksa 100% dialogu kosove-serbi ramush haradinaj taksa 100%

Sondazh

Poll