Aktualitet

Po kalonte trafikndarësen/ Përplaset nga makina 63-vjeçari në autostradën Kukës-Milot, dërgohet në gjendje të rëndë te spitali i Traumës

Policia bën me dije se i plagosuri është në gjendje të rëndë. Shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku kryhen veprimet procedurale.

31 Maj 2025, 10:59 Nga N.F
Po kalonte trafikndarësen/ Përplaset nga makina 63-vjeçari
Foto

KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Kukës -Milot. Raportohet se një këmbësor i cili po kalonte trafikndarësen është përplasur nga një makinë. I plagosur ka mbetur 63-vjeçari me inicialet M. Zh. Ai është dërguar për mjekim të specializuar te spitali i Traumës.

Policia bën me dije se i plagosuri është në gjendje të rëndë. Shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Kukës/Informacion paraprak. Në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot, automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

I dëmtuar është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne kukes

Sondazh

Poll