Aktualitet

Fundjava sjell fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit, lëvizja e lirë ka shmangur krijimi i radhëve të gjata

Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi duke sjellë që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të arrijnë në destinacion në kohë për të shijuar ditën e shtunë pranë detit.

31 Maj 2025, 08:39 Nga N.F
Fundjava sjell fluks të lartë udhëtarësh në pikën
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të flukseve. Në pikën kufitare të Morinit shumë qytetarë kanë kaluar duke zgjedhur të kalojnë bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi duke sjellë që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të arrijnë në destinacion në kohë për të shijuar ditën e shtunë pranë detit.

Në kufirin Morinë-Vërmicë mësohet se janë hapur 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.

 

 

morine

Sondazh

Poll