Aksident i rëndë në Fushë-Milot/ Nisen drejt Spitalit të Traumës tre të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur
Foto ilustruese FUSHË MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një...
Pas një kallëzimi të bërë nga një gazetar investigativ ku përfshiu analizën e dokumentacionit, verifikime në vendngjarje dhe administrimin e provave materiale e fotografike, ka nisur menjhëherë hetimi, nga i cili u zbulua një skemë e gjerë bashkëpunimi mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë për të siguruar kontrata publike dhe leje mjedisore në mënyrë të paligjshme.
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Mes këtyre 13 personave, 10 prej tyre janë inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore dhe 3 të tjerë janë administratorë të disa kompanive.
Pas një kallëzimi të bërë nga një gazetar investigativ ku përfshiu analizën e dokumentacionit, verifikime në vendngjarje dhe administrimin e provave materiale e fotografike, ka nisur menjhëherë hetimi, nga i cili u zbulua një skemë e gjerë bashkëpunimi mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë për të siguruar kontrata publike dhe leje mjedisore në mënyrë të paligjshme.
Tre administratorët e kompanive Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk” akuzohen për falsifikim dokumentesh, pasi kanë dorëzuar deklarime të rreme për pajisje teknologjike të sterilizimit të mbetjeve të rrezikshme, duke përfituar në mënyrë të padrejtë kontrata publike.
Elvis Miri, administratori i kompanisë Vale Recycling Shpk u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet se përfitoi mbi 65 milionë lekë tendera për riciklim të mbetjeve spitalore për spitalin e Beratit duke përdorur dokumente false, pa pasur paisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.
Ndërkohë, zyrtarët publikë me inicialet J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A., akuzohen për shpërdorim detyre, ku sipas Prokurorisë, kanë firmosur inspektime formale, kanë pranuar dokumente të falsifikuara dhe nuk kanë verifikuar realisht pajisjet dhe kushtet në terren.
NJOFTIMI:
'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit: E.M., administrator i “V.R Shpk', E.Sh., administratore e “E.. Shpk”, L.Sh., administrator i “S.... Shpk”. Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
Gjithashtu, u morën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.'
Foto ilustruese FUSHË MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një...
Armet SHIJAK- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Shijak. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi në...
Ivan Gashi para kishës në fshatin Brus KOSOVË- Në një mëngjes pranveror në fshatin Brus, një burrë me flok&eum...
Arrestimi TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i...
Alexander Dobrindt GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë shpreson që Bashkimi Evropian të mund të arrijë një marr&...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të...
Foto ilustruese VLORA- Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdhe...
Foto TIRANË- Shqipëria vijon edhe sot nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territori...
Pamjet SHIJAK- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku i kanë ...
Foto TIRANË- Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptar&e...