31 Maj 2025, 09:14
Nga N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim. I arrestuari është identifikuar si Klement Zguro.
Zguro rezulton i dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. Policia njofton se arrestimi u bë në rrugën “Mikel Maruli”.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “END”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
klement zguro
Aktualitet
31 Maj 2025, 09:01
M.L
Alexander Dobrindt
GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë shpreson që Bashkimi Evropian të mund të arrijë një marr&...
Aktualitet
31 Maj 2025, 08:39
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të...
Aktualitet
31 Maj 2025, 08:30
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdhe...
Aktualitet
31 Maj 2025, 07:06
N.F
Foto
TIRANË- Shqipëria vijon edhe sot nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territori...
Aktualitet
30 Maj 2025, 23:27
I.A
Pamjet
SHIJAK- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku i kanë ...
Aktualitet
30 Maj 2025, 22:43
N.F
Foto
TIRANË- Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptar&e...
Aktualitet
30 Maj 2025, 22:33
N.F
Foto ilustuese
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës...
Aktualitet
30 Maj 2025, 22:27
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më ...
Aktualitet
30 Maj 2025, 22:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka reaguar pas deklaratës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit lidhur me helmimi...
Aktualitet
30 Maj 2025, 22:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Piranjat” solli disa denoncime të tjera për Bordin e Mbikëqyrjes Publike, institucionin q...