Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Milot/ Nisen drejt Spitalit të Traumës tre të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferja, bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe, të cilët janë nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

31 Maj 2025, 10:35 Nga M.L
Aksident i rëndë në Fushë-Milot/ Nisen drejt Spitalit
Foto ilustruese

FUSHË MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një 58-vjeçar me një automjet tip 'Hyundai' është përplasur me automjetin tip 'Toyota', i cili drejtohej nga një 48-vjeçare. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferja, bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe, të cilët janë nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Një aksident rrugor ka ndodhur në kilometrin e parë të Rrugës së Kombit, në zonën e Fushë-Milotit, ku janë përplasur dy automjete me targa kosovare. Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, automjeti tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi V. A., 58 vjeç, banues në Kosovë, është përplasur me një mjet tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja M. S., 48 vjeçe, banuese në Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar M. S., bashkëshorti i saj L. S., dhe vajza e tyre 8-vjeçare. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndaj drejtuesit të mjetit “Hyundai” janë referuar materialet në Prokurori, ndërsa po vijon hetimi për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne fushe-milot spitali i traumes

Sondazh

Poll