Aktualitet

Mbanin në banesë 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak, shpallet në kërkim babai i tij

Policia bën me dije se gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov, 1 pistoletë, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

31 Maj 2025, 10:04 Nga N.F
Mbanin në banesë 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet
Armet

SHIJAK- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Shijak. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi në banesën e tij mbante armë zjarri pa leje. Policia bën me dije se gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov, 1 pistoletë, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Në lidhje me këtë operacion është shpallur në kërkim edhe babai i të arrestuarit. Policia po punon për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”. Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç. Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

armembajtje pa leje

Sondazh

Poll