Art&Argëtim

Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2018/ Nga Ismail Kadare tek Mimoza Hafizi, njihuni me listën fituese

23 Janar 2020, 11:09 Nga DOSJA
Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2018/ Nga Ismail Kadare

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, Ministria e Kulturës realizoi ndarjen e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018. Pas leximit të 650 veprave letrare, kryetarja u shpreh se vlerësimet për ndarjen e çmimeve do të bëhen në bazë të librave të lexuar. Nën kryesinë e Alda Bardhylit, juria ishte e përbërë nga: Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Riza Braholli dhe Visar Zhiti.

Kjo ceremoni pritej të realizohej që në muajin nëntor, të vitit 2019, por arsyeja madhore e tërmetit që goditi Shqipërinë, bëri që eventi të shtyhej pikërisht për këtë datë.

Ministra e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi ndarjen e çmimeve, një moment të shumëpritur për të gjithë. Çmimi kombëtar për “Eseistiken” për vitin 2018 iu dha Ismail Kadaresë për veprën “Kur sunduesit grinden” me motivacionin “Kur sunduesit grinden” e Ismail Kadaresë ngre lart eseistiken dhe studimet shqipe në nivele ndërkombëtare me stilin, kulturën dhe qasjen universalizuese.

Një tjetër çmim iu dha dhe gazetarit- shkrimtarit, Enkel Demi, i cili u vlerësua me çmimin kombëtar për romanin 2018. Ai vjen nën petkun e “Tom Kukës”, duke rrëfyer dhe arsyen përse shkruan: “Shkruaja dikur për babanë. Por ai u nda nga jeta dhe për shumë vjet kam shkruar për një të vdekur. Aq sa në një moment të jetës, vendosa që të shkruaj për të gjallët, për fëmijët e mi, që falë zotit kam se çfarë t’iu lë kur të shkojë te babai. Shkruaj për gruan, për hallën, por në fund fare, shkruaj që ju të më lexoni”.

Mimoza Hafizi u vlerësua për veprën “Pika trëndafil”, me çmimin kombëtar “Letërsinë për të rinjë dhe fëmijë për vitin 2018, me motivacionin “Për gjuhën përmes së cilës ndërton historinë e fanta-shkencës, një gjini shumë pak e lëvruar nga letrat tona”.

Autori Roland Gjoza u vlerësua me çmimin për “Tregimin” për vitin 2018, me veprën “Për shkak të vajzave nga Parisi”. Mes emocioneve për vlerësimin, Gjoza u shpreh se: “Shqipëria nuk eksporton politikë, as ekonomi, por eksporton dy vlera të mëdha, bashkëjetesën fetare dhe Ismail Kadarenë”.

Botimi “Vepra e plotë”, me autor, Havzi Nelën u vlerësua me çmimin kombëtar për poezinë, për vitin 2018.

Ndërsa çmimin për “Përkthimin” për vitin 2018 e mori Luan Topçiu për veprën e Linda Maria Baros “Shtëpia me brisqe rroje”, si përkthimi më i arrirë estetikisht.

Çmimi kombëtar për poezinë, për vitin 2018, iu dha Havzi Nelës, 30 vjet pas vdekjes së tij, për botimin “Vepra e plotë”.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture çmimet e letërsisë 2018 ministria e kultures çmimet e letërsisë 2018 ministria e kultures

Sondazh

Poll