Sport

Juventusi do mbrojtës, piketon një ish-interist me klauzolë 40 mln euro

23 Janar 2020, 18:37 Nga DOSJA
Juventusi do mbrojtës, piketon një ish-interist me klauzolë 40

Juventusi po kërkon me ngulm për një mbrojtës krahu dhe zgjedhja që kanë bërë bardhezinjtë është mjaft interesante.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive spanjolle “Marca”, “Zonja e vjetër” ka ofruar 25 milionë euro për mbrojtësin e krahut të Portos, Alex Telles. Nëse e mbani mend, ai më parë ka luajtur tek Interi.

Braziliani ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin e tij aktual. Klauzola e tij e largimit është 40 mln euro, por vlera e tij bie (në teori), meqë kohëzgjatja e kontratës së mbetur është e vogë.

26-vjeçari këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste, arsye pse Juventusi e do, pra për të ndihmuar me efikasitet ofensivën bardhezi.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter juventus merkato inter juventus merkato

Sondazh

Poll