Sport

Stuhi largimesh te Bayern, klubi largon 5 senatorë në merkaton e verës

23 Janar 2020, 18:02 Nga DOSJA
Stuhi largimesh te Bayern, klubi largon 5 senatorë në merkaton e

Arjen Robben dhe Franck Ribery nuk mjaftojnë. Bayern po mendon largime të tjera nga skuadra dhe bëhet fjalë sërish për senatorë të skuadrës.

Revolucioni i vërtetë bavarez do të nisë në merkaton e verës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se drejtuesit kanë në plan të largojnë 5 lojtarë të rëndësishëm dhe me peshë në skuadër. 3 prej tyre janë ish-kampionë bote me Gjermaninë.

Lista nis me portierin Manuel Neuer, vazhdon me dy gjermanët e tjerë Thomas Muller dhe Jerome Boateng, për të përfunduar me spanjollët Thiago Alcantara dhe Javi Martinez.

Pas këtyre largimeve, Bayern do të shpenzojë shumë në merkato. Emra si Leroy Sane, Kai Havertz dhe Dayot Upamecano janë përmendur si përforcimet e radhës në Mynih.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern largime stuhi bayern largime stuhi

Sondazh

Poll