Politike

Rama në Gjermani, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Von der Leyen

Von der Leyen u nderua për kontributin e saj në forcimin e unitetit evropian, në një kohë kur Bashkimi Evropian përballet me sfida të mëdha, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, tensionet tregtare me SHBA-në dhe çështjet e sigurisë në kontinent.

29 Maj 2025, 14:54 Nga M.B
Rama në Gjermani, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku ditën e sotme mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Charlemagne” për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen u nderua për kontributin e saj në forcimin e unitetit evropian, në një kohë kur Bashkimi Evropian përballet me sfida të mëdha, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, tensionet tregtare me SHBA-në dhe çështjet e sigurisë në kontinent.

Rama në Gjermani, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së

Mësohet se gjatë ceremonisë së zhvilluar në Aachen të Gjermanisë, Mbreti Felipe VI i Spanjës e cilësoi Von der Leyen si “mishërimin e shpirtit evropian”.

Von der Leyen udhëhoqi përpjekjet e BE-së për të siguruar vaksinat kundër COVID-19 pasi erdhi në detyrë në vitin 2019 dhe ka qenë një mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. 

edi rama

Sondazh

Poll