Ekonomi

Hapet në Elbasan kompania e prodhimit të pjesëve për makina Maserati, Renault dhe Peugeot

11 Mars 2019, 14:32 Nga DOSJA
Hapet në Elbasan kompania e prodhimit të pjesëve për makina

Elbasan – Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Delmon Group”, Ertjan Çabiri u shpreh se kjo fabrikë prej 1.5 milion euro prodhon pjesë gominash për automibila, klientët kryesorë janë kompani franceze, Peugeot, Renault, por edhe kompani që shesin në treg më të gjerë botëror siç është Maserati.

Fabrika filloi testin dhe trajnimin në maj të vitit të kaluar dhe arriti në kapacitet të plotë në tetor, shpjegoi Çabiri në një deklaratë me shkrim më 28 shkurt.

“Kemi vetëm 6 muaj që kemi filluar dhe kemi arritu 1 milion euro xhiro prodhim. Kemi rreth 50 puntorë dhe do të dyfishohen këtë vit. Kemi pasur një ndihmë të madhe nga shteti, pasi na ka lehtësuar çdo procedurë dhe kemi ecur më shpejt se sa e mendonim”,-tha Çabiri.

Kjo kompani ka punësuar rreth 50 puntorë dhe vitin që vjen pritet që numri i punonjësve të dyfishohet.

Burimi: ERJ

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi delmon group ertjan cabiri delmon group ertjan cabiri

Sondazh

Poll