29 Maj 2025, 11:39
Nga E. D
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në tentativën e 23-të. As këtë të enjte nuk mori votat e mjaftueshme formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nga 111 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim. Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar me 31 maj në orën 10:30.
Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjithashtu dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.
Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë ndërrimin e emrit të kryeparlamentarit në mënyrë që të zhbllokohet Kuvendi. Procesi ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së votave të pamjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, që doli forcë e parë nga zgjedhjet dhe është në koalicion me Guxo dhe Alternativën, nuk po arrin të sigurojë shumicën absolute prej 61 votash për të emëruar Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Politike
29 Maj 2025, 11:28
M.B
Selia e PD
TIRANA- Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së...
Politike
29 Maj 2025, 11:07
E. D
pamje nga bledhja
TIRANË- Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, E...
Politike
29 Maj 2025, 11:01
M.B
Ambasada
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e zëvendës Sekretari i Shte...
Politike
29 Maj 2025, 10:45
M.B
Edi Rama dhe Elmar Brok
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama, është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm n&...
Politike
29 Maj 2025, 10:39
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur në mbledhjen e Konferencës s&e...
Politike
29 Maj 2025, 10:21
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë për lirimin me kusht...
Politike
29 Maj 2025, 10:18
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Derisa përfaqësues të bizneseve kanë filluar t’i bllokojnë hyrjet në kryeqytet në sh...
Politike
29 Maj 2025, 09:53
M.B
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Aachen të Gjermanisë ku do të marrë pj...
Politike
29 Maj 2025, 09:20
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në vazhdimin e seancës për ...
Politike
29 Maj 2025, 07:27
M.B
Kuvendi
TIRANA-Ditën e sotme rikthehet aktiviteti në Kuvend ku rikthen pas disa javësh pauzë për shkak të fushatës elekt...