Aktualitet

Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi, ofrohet 5 mln lekë për stema dhe numrin e telefonit

23 Janar 2020, 17:24 Nga DOSJA
Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi, ofrohet 5 mln

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme. Policia e shtetit ka hapur një tender me një fond prej rreth 5 milionë lekësh, me objekt “kërkesë për propozime” për dizenjim mjetesh. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020.

Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite. Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobusët 8+1. Konkretisht janë 82 mikrobusë 2×4, 48 mikrobusë 4×4 dhe 14 fuoristrada.

Në makinat e shërbimit të policisë, konkretisht të atyre të rendit, RENEA dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. do ndryshohet stema e policisë së shtetit në dy portat e para, stema e shërbimit, numri i telefonit dhe flamurit kombëtar.

Fondi limit është 4,9 milion lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është brenda 1 muaji nga lidhja e kontratës.

Marrë nga OraNews

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet makinat e policise se shtetit policia e shtetit makinat e policise se shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Janar 2020, 16:10

TIRANË– Noel Dishi, ekzekutori i Vilson Tafçiut që u vetëdorëzua sot në Policinë e Shtetit, mabnte edhe dy identitete të tjerë. Dosja.al mëson se Di...