Bota

EMRAT/ SHBA heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani, kanë ndërruar jetë prej 2 dhe 3 vitesh

Sipas njoftimit janë fshirë nga lista e non gratave Milan Milutinovic, ish-President i Republikës Serbe dhe person i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi (ICTY).

28 Maj 2025, 20:54 Nga N.F
EMRAT/ SHBA heq nga lista e sanksioneve dy persona nga Ballkani, kanë
Foto ilustruese

SHBA- Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA, OFAC ka njoftuar ditën e sotme Listën e Personave të Sanksionuar të cilëve u është hequr non grata. Sipas njoftimit janë fshirë nga lista e non gratave Milan Milutinovic, ish-President i Republikës Serbe dhe person i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi (ICTY).

I lindur më 19 dhjetor 1942 në Beograd, Serbi. Milan Milutinovic ka vdekur me 2 korrik 2023. Personi tjetër të cilit i është hequr non grata është Bogdan Subotic – i lindur më 25 prill 1941 në Bosanska Gradiska, Bosnjë-Hercegovinë. Edhe ai ka ndërruar jetë në vitin 2022.

shba

Sondazh

Poll