28 Maj 2025, 18:43
Nga N.F
Milei
ARGJENTINA- Argjentina ka ratifikuar vendimin e saj për t'u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH teksa në Buenos Aires ndodhej sekretari amerikan i shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.
Vendimi për t’u tërhequr nga OBSH-ja u njoftua fillimisht në shkurt nga presidenti i Argjentinës, Javier Milei, duke ndjekur hapat e homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili kishte thënë në janar se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin. Qeveria e Mileit e justifikoi largimin e saj nga agjencia e OKB-së në një deklaratë të hënën.
“Recetat e OBSH-së nuk funksionojnë sepse nuk bazohen në shkencë, por në interesa politike dhe struktura burokratike që refuzojnë të shqyrtojnë gabimet e tyre”, thuhet në deklaratë.
Buenos Aires e ka akuzuar më parë agjencinë për menaxhim "katastrofik" gjatë pandemisë Covid-19. Njoftimi erdhi ndërsa Kennedy dhe ministri argjentinas i shëndetësisë, Mario Lugones, u takuan për të përcaktuar një axhendë të përbashkët pune që do të forcojë transparencën dhe besimin në sistemin shëndetësor.
“Së bashku me Robert Kennedy-n, ne besojmë në të ardhmen e bashkëpunimit në shëndetësinë globale. Kemi vizione të ngjashme për rrugën përpara”, tha Lugones.
Në një video të transmetuar në asamblenë vjetore të OBSH-së javën e kaluar, Kennedy u bëri thirrje qeverive të tjera të tërhiqen nga agjencia dhe të krijojnë institucione të tjera. Në fjalimin e tij, Kennedy pretendoi se agjencia shëndetësore e OKB-së ishte nën ndikim të tepruar nga Kina, ideologjia gjinore dhe industria farmaceutike.
Qeveria argjentinase njoftoi gjithashtu një “rishikim strukturor” të agjencive kombëtare shëndetësore për të organizuar, përditësuar dhe bërë transparente strukturat dhe proceset e sistemit shëndetësor që për vite me radhë ka vepruar me mbivendosje, rregullore të vjetruara dhe mbikëqyrje të kufizuar.
argjentina obsh
Bota
28 Maj 2025, 18:27
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi se raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrain...
Bota
28 Maj 2025, 18:09
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ZVICËR- Akullnaja mbi fshatin Blaten në Haut-Valais të Zvicrës, u shemb të mërkurën pasd...
Bota
28 Maj 2025, 17:50
N.F
Gaza
GAZA- Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) njoftoi se ka pezulluar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin ...
Bota
28 Maj 2025, 17:53
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL — Bashkimi Europian ka zbuluar sot një strategji të re për Detin e Zi që do t'i lejojë rajonit t&eum...
Bota
28 Maj 2025, 17:51
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Qeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për d...
Bota
28 Maj 2025, 17:10
N.F
Giants Causeway
IRLANDË- Vizitorët po dëmtojnë Rrugën e Gjigantëve në Irlandën e Veriut duke ngulur moned...
Bota
28 Maj 2025, 16:43
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa ...
Bota
28 Maj 2025, 15:53
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Kancelari gjarman Friedrich Merz dhe Volodymyr Zelenskyy arritën një marrëveshje dypalës...
Bota
28 Maj 2025, 15:52
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Organizata ndërkombëtare Transparency International ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me marrë...
Bota
28 Maj 2025, 15:43
r.ll
joel le scouarnec
FRANCË- Joel Le Scouarnec, ish-kirurgu i cili ka pranuar abuzimin seksual me qindra pacientë, kryesisht fëmijë, midis...