Bota

FOTO+VIDEO/ Rrëshqitje e madhe e tokës në Alpet në Zvicër, evakuohen banorët

Raportet fillestare tregojnë se shtëpitë janë dëmtuar, ndërsa disa janë mbuluar nga grumbuj dheu.

28 Maj 2025, 18:09 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Rrëshqitje e madhe e tokës në Alpet në
Pamje nga vendi i ngjarjes

ZVICËR- Akullnaja mbi fshatin Blaten në Haut-Valais të Zvicrës, u shemb të mërkurën pasdite, brenda pak sekondash, duke shkaktuar një rrëshqitje të madhe dheu. Raportet fillestare tregojnë se shtëpitë janë dëmtuar, ndërsa disa janë mbuluar nga grumbuj dheu.

Në një incident tjetër të martën në mbrëmje, raportuan mediat lokale, rrjedha e mbeturinave ishte ndalur 400 metra larg shtëpive të para, pasi kapërceu argjinaturat mbrojtëse. 300 banorët e fshatit Blaten ishin evakuuar që nga 19 maji.

Akullnajat në Alpe janë tërhequr vitet e fundit për shkak të ngrohjes që shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë krizës klimatike. Akullnajat zvicerane u shkrinë po aq shumë në vitet 2022-23 sa në vitet 1960-90, duke humbur rreth 10% të vëllimit të tyre të përgjithshëm.

Sasia e borës që mbuloi akullnajat e Zvicrës në fund të dimrit të këtij viti ishte 13% nën mesataren e viteve 2010-2020, sipas ekspertëve të akullnajave.

zvicer

Sondazh

Poll