Bota

"Ndalojeni gjakderdhjen në Gaza", aktivistët në Paris hedhin bojë të kuqe në "Shatërvanin e të Pafajshmëve" (VIDEO)

Kjo iniciativë, e organizuar nga Greenpeace France, Oxfam France, Amnesty International France, Médecins du Monde dhe Eko, dhe synonte të denonconte ngadalësinë e Francës në ndërmarrjen e veprimeve përballë situatës absolutisht urgjente humanitare me të cilën përballet popullsia e Gazës.

28 Maj 2025, 20:46 Nga N.F
"Ndalojeni gjakderdhjen në Gaza", aktivistët në Paris
Paris

PARIS- Organizatat joqeveritare kryen një aksion simbolik sot në Paris, ku hodhën bojë në ujin e një shatërvani për të dërguar mesazhin "Ndalo gjakderdhjen" në Rripin e Gazës. Aktivistët u takuan këtë mëngjes në Shatërvanin e të Pafajshmëve, në kryeqytetin francez, ku derdhën disa litra ngjyrues të kuq ushqimor në shkallët e monumentit dhe mbajtën pankarta duke u bërë thirrje autoriteteve të ndërmarrin veprime përballë katastrofës humanitare në Gaza.

Kjo iniciativë, e organizuar nga Greenpeace France, Oxfam France, Amnesty International France, Médecins du Monde dhe Eko, dhe synonte të denonconte ngadalësinë e Francës në ndërmarrjen e veprimeve përballë situatës absolutisht urgjente humanitare me të cilën përballet popullsia e Gazës.

"Njerëzit në Gaza kanë nevojë për gjithçka, është çështje mbijetese", theksoi Clemence Laguarda, e cila koordinoi reagimin humanitar të Oxfam në Gaza për pesë muaj, duke denoncuar zgjatjen e bllokadës ku asgjë nuk hyri në Rripin e Gazës për gati tre muaj.

Këto OJQ kryesisht u kërkojnë shteteve që ushtrojnë ndikim mbi Izraelin dhe të ngulmojnë për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe “rishikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit Bashkimi Evropian-Izrael”.

paris gaza

Sondazh

Poll