Bota

"Situata në Gaza është e tmerrshme"/ Kaja Kallas: Do ta rishikojmë marrëveshjen e bashkëpunimit me Izraelin

Kallas tha se anashkalimi i misioneve të ndihmës nga OKB-ja dëmton parimet humanitare, duke iu referuar gjithashtu rreziqeve që fshihen në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

28 Maj 2025, 18:52 Nga E. D
"Situata në Gaza është e tmerrshme"/ Kaja Kallas: Do ta
 Kaja Kallas

BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas ka deklaruar se situata në Gaza mbetet e tmerrshme dhe sulmet e Izraelit në Gaza shkojnë përtej asaj që është e nevojshme në luftën kundër Hamasit. 

Kallas tha se anashkalimi i misioneve të ndihmës nga OKB-ja dëmton parimet humanitare, duke iu referuar gjithashtu rreziqeve që fshihen në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Kalas u pyet nga gazetarët në lidhje me shqyrtimin e marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit me Izraelin nga BE-ja, për shkak të sulmit të zgjeruar në Gaza, duke thënë se është vendosur të fillojë procesi i shqyrtimit të marrëveshjes.

"Ne patëm një diskutim shumë intensiv me ministrat e jashtëm dhe vendosëm të fillojmë shqyrtimin", deklaroi ajo, duke theksuar se diskutimi përkatës me ministrat e jashtëm do të zhvillohet në qershor dhe atëherë do të paraqiten propozimet përkatëse.

kaja kallas

Sondazh

Poll