28 Maj 2025, 12:32
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje. Berisha tha se duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë kundër qeverisjes që e etiketon si regjim. Ai shtoi se qeveria poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër dhe mendon se mund të imponojnë një farsë të tillë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Këto janë vetëm një pjesë. Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen. Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar. Sot ka shqiptarë të zemëruar. Sot ka shqiptarë të zhgënjyer. Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë. Dhe kjo luftë do fillojë. Të mos kujtojë kush kurrë se një kriminel si Edi Rama, një kryehajdut i këtij kombi si Edi Rama, një kryebandit i këtij kombi si Edi Rama, do mund t’u imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë, atyre që i besojnë lirisë. Dhe këto janë fillimi.
Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë. Por, tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla. Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë. Çdo ditë këtu do njiheni. Ka farsë më të turpshme se kjo? Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre.
Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë. Ky regjim duhet të luftohet në çdo skaj të këtij vendi dhe në çdo skaj të botës. Ky regjim poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër. Ata që mendojnë se mund të imponojnë një farsë të tillë shqiptarëve, gabohen rëndë. Ne jemi këtu për ta dokumentuar atë, por ne do qëndrojmë me çdo çmim për të vërtetën dhe mbrojtjen e saj.
sali berisha
Politike
28 Maj 2025, 12:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Politike
28 Maj 2025, 12:07
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja ...
Politike
28 Maj 2025, 11:57
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbërritur paraditen e sotme në Kryeministri. Vizita e saj vjen nj...
Politike
28 Maj 2025, 11:32
M.B
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav
KOSOVA- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosov&...
Politike
28 Maj 2025, 11:01
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë sërish sot një reagim ku thotë se gjykimi p...
Politike
28 Maj 2025, 11:04
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkoi që të shpall...
Politike
28 Maj 2025, 10:54
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë në ...
Politike
28 Maj 2025, 08:57
M.B
Foto nga punimet
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga procesi i punës në zgjerimin e superstrad&eum...
Politike
27 Maj 2025, 22:30
E. D
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është shprehur se Meta nuk di asgjë për atë kontrat&eu...
Politike
27 Maj 2025, 22:15
E. D
Anila Hoxha dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani duke folur pasi Meta u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tha s...