Politike

“Meta nuk di asgjë për atë kontratë lobimi”/ Avokati: Kontrata është regjistruar në FARA

 Cakrani tha se kontrata e lobimit është regjistruar në FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj).

27 Maj 2025, 22:30 Nga E. D
“Meta nuk di asgjë për atë kontratë lobimi”/
Kujtim Cakrani

TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është shprehur se Meta nuk di asgjë për atë kontratë lobimi. I ftuar në emisionin "Top Story", Cakrani tha se kontrata e lobimit është regjistruar në FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj). Ai theksoi se kontratën e kishte bërë Partia e Lirisë dhe ajo figuron e regjistruan në Fara.

Pjesë nga intervista në studio: 

Kujtim Cakrani: Te partitë politike mblidhet kryesia dhe vendosin për një lobim.

Arbër Hitaj: Janë shumë para që nuk dihet nga kanë ardhur. SPAK dyshon që këto para janë të padeklaruara.

Kujtim Cakrani: O Arbër se po bëni sikur këto para i ka marrë Meta. Paratë kanë shkuar për lobim. Zoti Meta nuk di asgjë. Kontrata e lobimit është regjistruar në FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj). Është kërkuar nga cila llogari bankare kanë hyrë këto para dhe ata thonë nuk i ruajmë këto të dhëna më shumë se 10 vite. Kontratën e kishte bërë Partia e Lirisë, ajo figuron e regjistruan në Fara.

Tani, një personazh tjetër i PL që ka qenë anëtar më parë e sot është afër kryeministrit, është lidhur me një grek që kishte influencë në SHBA dhe ai ka bërë veprime pa dijeninë e zotit Meta. Ai personazh është thirrur në SPAK dhe thotë nuk di gjë. Ndërkohë që ka miqësi me grekun, ka hyrë, ka dalë, ka pirë. Zoti Meta nuk ka hedhur firmë.

kujtim cakrani

Sondazh

Poll