Politike

Mandati i Vullnet Sinajt/ Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Nuk ka vlerë 6 muaj para mbarimit të mandatit

Sipas Gjykatës Kushtetuese marrja e një vendimi mbi mandatin e Sinaj nuk ka vlerë 6 muaj përpara mbarimit të mandatit.

28 Maj 2025, 11:04 Nga I.A
Mandati i Vullnet Sinajt/ Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Nuk ka vlerë
Vullnet Sinaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkoi që të shpallej i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i Kuvendit për mosdërgimin në këtë gjykatë të mocionit që lidhej me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Sipas Gjykatës Kushtetuese marrja e një vendimi mbi mandatin e Sinaj nuk ka vlerë 6 muaj përpara mbarimit të mandatit. Po ashtu në vendim, Gjykata Kushtetuese thekson se është kompetencë e kësaj gjykate të shqyrtojë çështjet që lidhen me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

Kërkesa u dërgua më 5 mars 2025, është firmosur nga 14 deputetë të opozitës, të cilët mes tjerash kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt. Kjo kërkesë vjen pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. Po ashtu kërkohet që ky vendim të shpallet i paligjshëm.

vullnet sinaj

Sondazh

Poll