Politike

"Realizimi ka arritur në 50%!" Rama publikon pamjet nga kantieri i zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës: Punimet kanë ecur me ritme shumë të mira

Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërsa deri më tani ka përfunduar 50% e realizimit fizik.

28 Maj 2025, 08:57 Nga M.B
"Realizimi ka arritur në 50%!" Rama publikon pamjet nga kantieri
Foto nga punimet

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërsa deri më tani ka përfunduar 50% e realizimit fizik. Ai shton se kjo është faza e dytë e punimeve.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll