28 Maj 2025, 12:21
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se zgjedhjet e 11 majit kanë një nga kapitujt më të zi të saj, votën e diasporës.
Berisha tha se vota e diasporës, e cila përbënte një arritje kushtetuese historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, sipas tij, me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, në kundërshtim flagrant me kontratën e përcaktuar me marrëveshje dhe konsensus, procesi u shtetëzua plotësisht nga narkoshteti.
Ai shton se pas shtetëzimit të këtij procesi, qeveria nuk tregoi as kujdesin më të vogël për të fshehur duart e manipulimit. Gjithashtu Berisha paraqiti dhe disa shifra që sipas tij janë manipulimit në rang qarqesh.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Farsa elektorale 11 maj 2025 ka një nga kapitujt më të zi të saj, votën e diasporës. Vota e diasporës, e cila përbënte një arritje kushtetuese historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, në kundërshtim flagrant me kontratën e përcaktuar me marrëveshje dhe konsensus, procesi u shtetëzua plotësisht nga narkoshteti. Pas shtetëzimit të këtij procesi, narkoshteti nuk tregoi as kujdesin më të vogël për të fshehur duart e tij të zeza të manipulimit.
Të manipulimit të gjithanshëm të këtij procesi, i tëri në duart e Taulant Ballës, Lubi Ballukut dhe personave kriminelë elektoralë, patronazhistë, të ngarkuar në Greqi, Itali dhe ndonjë vend tjetër, punonjës ambasadash apo ish-punonjës ambasadash, për t’u marrë me manipulimin e gjerë të votës së diasporës, për ta shndërruar atë në një krim madhor elektoral. Këtu do paraqesim sot provat e para, dëshmitë të para të këtij krimi. Por garantoj qytetarët se ne disponojmë me qindra dhe mijëra prova për të gjitha aspektet kriminale, manipulimet e votës së qytetarëve shqiptarë, të cilat ne do i bëjmë publike çdo ditë.
Asnjë njeri të mos mendojë se akuzat tona nuk kanë mbështetje në dokumente dhe prova materiale të pakundërshtueshme. Sot ne fillojmë për t’u paraqitur ju disa rezultate që flasin vetë. Në Fier, siç e shihni, PD dhe koalicioni në këtë kuti merr 21 vota kundrejt 341 votave të PS. Pra, 15 herë diferenca. Por nuk është kjo arsyeja. Përsëri këtu, PD merr fiks 21 vota kundrejt 206 votave të PS. E treta, përsëri zbatohet urdhri, 21 vota kundrejt 284 votave. Përsëri, PD dhe koalicioni merr 21 vota kundrejt 302 votave. Vazhdojmë po në Fier. PD merr përsëri 21 vota, 346 vota Lubia dhe Edi Rama.
Këto janë... Vlora, këtu kanë qenë më dorëlëshuar. 26 vota PD kundrejt 210 vota PS. 26 vota PD dhe aleanca, 246 vota Lubi Balluku dhe Bledar Droga.
Tjetra. 26 vota PD, 249 vota për PS-në.
Tjetra. 26 vota PD, 2019 vota për PS-në.
20 vota për PD, 40 vota për PS-në.
20 vota për PD, 253 vota për PS-në.
Vazhdojmë....
20 vota për PD-në, 175 vota për PS-në.
20 vota për PD-në, 214 vota për PS-në.
sali berisha
Politike
28 Maj 2025, 12:07
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja ...
Politike
28 Maj 2025, 11:57
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbërritur paraditen e sotme në Kryeministri. Vizita e saj vjen nj...
Politike
28 Maj 2025, 11:32
M.B
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav
KOSOVA- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosov&...
Politike
28 Maj 2025, 11:01
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë sërish sot një reagim ku thotë se gjykimi p...
Politike
28 Maj 2025, 11:04
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike e cila kërkoi që të shpall...
Politike
28 Maj 2025, 10:54
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë në ...
Politike
28 Maj 2025, 08:57
M.B
Foto nga punimet
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga procesi i punës në zgjerimin e superstrad&eum...
Politike
27 Maj 2025, 22:30
E. D
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është shprehur se Meta nuk di asgjë për atë kontrat&eu...
Politike
27 Maj 2025, 22:15
E. D
Anila Hoxha dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani duke folur pasi Meta u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, tha s...
Politike
27 Maj 2025, 22:13
M.L
Andia Ulliri
DURRËS- Deputetja Andia Ulliri, që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Mad...