Politike

Nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, Spiropali, vizitë në Kryeministri

Vizita e saj vjen një ditë para mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit, e para pas zgjedhjeve të 11 majit.

28 Maj 2025, 11:57 Nga M.B
Nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, Spiropali, vizitë
Elisa Spiropali

TIRANA- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbërritur paraditen e sotme në Kryeministri. Vizita e saj vjen një ditë para mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit, e para pas zgjedhjeve të 11 majit.

Para seancës që pritet të nisë në orën 12:00, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve e thirrur nga Spiropali ku pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj-8 korrik 2025. 

Gjithashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i Monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024.

Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.

elisa spiropali

Sondazh

Poll