Politike

"Nuk është vendim i ligjshëm"/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës: Është anashkaluar kuota gjinore!

Ndër të tjera Ulliri shkruan se ky veprim nuk është i ligjshëm dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

27 Maj 2025, 22:13 Nga M.L
"Nuk është vendim i ligjshëm"/ Andia Ulliri kërkon
Andia Ulliri

DURRËS- Deputetja Andia Ulliri, që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit, i ka dërguar një kërkesë KQZ-së ku pretendon se mandati që mori Arjan Nodja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore. Ndër të tjera Ulliri shkruan se ky veprim nuk është i ligjshëm dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa e plotë: 

“Nga kqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese. Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, shkruan Ulliri.

andia ulliri

Sondazh

Poll