Politike

"Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira"/ PD tjetër ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime.

27 Maj 2025, 20:08 Nga E. D
"Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje
selia e PD

SHKODËR- Partia Demokratike ka depozituar një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës. Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime.

Sipas denoncimeve të PD-ASHM, institucionet që duhet të ishin neutrale nga bashkitë te degët vendore të ministrive janë angazhuar aktivisht në favor të partisë qeverisëse. Zyrtarë të ndryshëm janë akuzuar se kanë shpërndarë përfitime, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votues potencialë të opozitës.

“Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në deklaratën e PD-ASHM.

partia demokratike kas zgjedhjet e 11 majit shkoder

Sondazh

Poll