Politike

"Persekutorë të votës dhe fjalës së lirë"/ Raporti i ODIHR, Berisha: Autocensura e mediave tipike e diktaturave

Sipas Berishës, në këtë raport, OSBE/ ODIHR i ka kushtuar disa faqe mediave dhe i paraqet ato si media të diktaturës.

26 Maj 2025, 22:02 Nga E. D
"Persekutorë të votës dhe fjalës së
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit, u ndal te raporti paraprak i OSBE/ ODIHR, në kapitullin e mediave. Sipas Berishës, në këtë raport, OSBE/ ODIHR i ka kushtuar disa faqe mediave dhe i paraqet ato si media të diktaturës. I ftuar në 'ÇIM PEKA LIVE", Berisha tha se ky raport te mediat thotë që 87% e audiencës kontrollohet nga media që kontrollohen nga qeveria. 

Berisha: Ka një gjë që s’ka pasur asnjë raport tjetër deri më sot. I kushton disa faqe mediave dhe i paraqet ato si mediat të diktaturës. Ky raport te mediat thotë që 87% e audiencës kontrollohet nga media që kontrollohen nga qeveria. E dyta, thotë që linja editoriale vjen nga zyrat e qeverisë dhe e treta që është më e rënda që është gjëja më tipike e diktaturës, autocensura, thotë gazetarët kanë autocensurë. Imagjino informimi i zgjedhësve.

Tani këta që kanë bërë këtë që janë kontributuorë sa dhe Po-ja, sa dhe Suel Çela, sa dhe Juliani i Pashakos, janë dhe këta sepse këta këto mjete kanë, e kanë përdorur në shërbim të farsës në mënyrë të tmerrshme. Këta janë persekutorë të fjalës së lirë dhe votës së lirë dhe thotë që zgjedhësit nuk janë informuar në mënyrë të pavarur. 

sali berisha

Sondazh

Poll