Politike

"Na duhet një presion i fortë për ta ndaluar luftën"/ Biseda telefonike Rama-Zelensky: E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

Në fokus të kësaj bisede të zhvilluar ditën e sotme ishin zhvillimet në Kiev dhe jo vetëm. Zelensky tha gjithashtu se e ka ftuar Ramën të marrë pjesë në Ukrainë-Evropë Juglindore.

26 Maj 2025, 16:52 Nga M.L
"Na duhet një presion i fortë për ta ndaluar
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në fokus të kësaj bisede të zhvilluar ditën e sotme ishin zhvillimet në Kiev dhe jo vetëm. Zelensky tha gjithashtu se e ka ftuar Ramën të marrë pjesë në Ukrainë-Evropë Juglindore.

“E informova atë për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt”, tha Zelensky.

 “E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, përfundoi Zelensky.

edi rama volodymy zelenskyy

Sondazh

Poll