Politike

Çfarë do të bëni në të ardhmen? Sula: Nëse Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD, jam alternativë për të kandiduar

Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.

26 Maj 2025, 16:51 Nga E. D
Çfarë do të bëni në të ardhmen? Sula: Nëse
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, deklaroi se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e PD-së nëse Sali Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit. I ftuar në studion e News24, Sula u shpreh se nëse drejtimin e partisë vijojnë ta mbajnë figura si Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me PD-në.

Gjithashtu Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.

"Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rrinë në Partinë Demokratike, PD do të zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë," tha Sula. 

dashnor sula

Sondazh

Poll