Politike

PDK: Nuk kemi asnjë bashkëpunim me Vetëvendosjen rreth qeverisë!

Ai shtoi se nuk kanë asnjë marrëveshje dhe se kjo është e qartë dhe e lexueshme.

26 Maj 2025, 14:04 Nga N.F
PDK: Nuk kemi asnjë bashkëpunim me Vetëvendosjen rreth
Foto ilustruese

KOSOVË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka deklaruar se nuk kanë bërë asnjë bashkëpunim ose kontaktuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Ismajli në konferencë për media u pyet nëse janë të informuar se Lëvizja Vetëvendosje po i kontakton individualisht deputetët për sigurimin e votave për kryeparlamentar. Ai shtoi se nuk kanë asnjë marrëveshje dhe se kjo është e qartë dhe e lexueshme.

“Kryetari i partisë ka qenë shumë i qartë sa i përket pozicionit të PDK-së. Ne duhet të kuptojmë se jemi njerëz mund të takohemi personalisht, privatisht kudo qoftë sepse lidhje të ndryshme familjare dhe ato nuk janë të përjashtuara. Mirëpo, kryetari e ka thënë atë dhe qëndron deklarata e kryetarit se ne nuk kemi asnjë marrëveshje dhe asnjë bashkëpunim dhe nuk kemi asnjë kontakt në kuptimin e asaj rreth qeverisë Vetëvendosje. Është shumë e qartë dhe shumë e lexueshme”, tha Ismajli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë, për të cilin, sipas tij, opozita padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin. Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të mbahet nesër në orën 11:00, ku për herë të 22-të do të tentohet konstituimi i Kuvendit.

pdk lvv

Sondazh

Poll