26 Maj 2025, 14:45
Nga N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj. Raportohet se një tjetër email kërcënues është dërguar në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës.
Në mesazhin kërcënues shkruhet se janë nisur për të vrarë Osmanin ndërsa e ofendojnë atë duke e quajtur ku***. Më tej theksohet se personat që janë nisur jan spiuna të Serbisë dhe policë më armë të kontrabanduara.
“Janë nis me të vra k*** edhe shpijuna e Serbisë, polici çka janë me armë kontrabandume”, thuhet në emailin kërcënues që ka shkuar në adresë të presidencës. Media në Kosovë gjithashtu kanë publikuar foto nga mesazhi i dërguar në emailin e Presidencës.

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.
Sadriu përmes një postimi në "Facebook" shkroi se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.
Sadriu i cilësoi këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk targetojnë vetëm individin, por vetë institucionin e Presidentes së Republikës. Ai theksoi se përveç kërcënimeve, janë shfaqur edhe shpifje të fabrikuara, të cilat kanë për qëllim të nxisin urrejtje dhe të krijojnë një klimë ku dhuna perceptohet si e justifikuar.
Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.
osmani
Politike
26 Maj 2025, 14:15
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Organizata Human Rights Watch, HRW ka paralajmëruar BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar se duh...
Politike
26 Maj 2025, 14:04
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka deklaruar se nuk kanë...
Politike
26 Maj 2025, 13:50
N.F
Himçi
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së, Bledi Himçi në një deklaratë për mediat ka denoncuar manip...
Politike
26 Maj 2025, 13:28
N.F
Sejdiu
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar për situatën aktuale politike në Kosovë dhe moskonstituimin...
Politike
26 Maj 2025, 13:09
N.F
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se PD do të kërkojë p...
Politike
26 Maj 2025, 13:07
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komen...
Politike
26 Maj 2025, 13:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat është shprehur se zgjedhjet e...
Politike
26 Maj 2025, 12:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
26 Maj 2025, 12:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
26 Maj 2025, 12:40
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 ma...