26 Maj 2025, 13:28
Nga N.F
Sejdiu
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka reaguar për situatën aktuale politike në Kosovë dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sejdiu në një reagim në Facebook ka shkruar se bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës paraqet një situatë të pazakonshme institucionale dhe politike.
“Pas më shumë se 21 tentimeve të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, çka e paralizon jetën parlamentare dhe pengon formimin e qeverisë së re. Kjo gjendje po reflekton mungesë të konsensusit politik dhe gatishmërisë për kompromis, duke dëmtuar drejtpërdrejt stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik”, ka shkruar Sejdiu.
Ish-presidenti ka theksuar së është nevojë urgjente që qeveria dhe opozita të tregojnë maturi politike dhe fleksibilitet, duke u angazhuar në dialog serioz për të arritur një marrëveshje. Sipas tij bashkëpunimi ndërpartiak është çelës për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të institucioneve.
Sejdiu shton se nëse kriza vazhdon, rrezikohet jo vetëm puna e Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, por edhe stabiliteti politik në vend.
“Pasojat mund të përfshijnë: zgjedhje të reja të parakohshme, krizë të besueshmërisë në institucione dhe dëmtim të imazhit ndërkombëtar të Kosovës.
Shoqëria jonë ka nevojë për institucione funksionale dhe për angazhim të përbashkët politik që u përgjigjen pritjeve të qytetarëve për zhvillim, stabilitet dhe përparim demokratik. Vetëm përmes paqes publike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tone”, shkruan ish-presidenti.
fatmir sejdiu aksident në kosovë
Politike
26 Maj 2025, 13:09
N.F
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se PD do të kërkojë p...
Politike
26 Maj 2025, 13:07
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komen...
Politike
26 Maj 2025, 13:03
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat është shprehur se zgjedhjet e...
Politike
26 Maj 2025, 12:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
26 Maj 2025, 12:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
26 Maj 2025, 12:40
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 ma...
Politike
26 Maj 2025, 12:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku...
Politike
26 Maj 2025, 11:26
M.B
Bardh Spahia
TIRANA- Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në gjyqin në GJKKO, i marrë i pand...
Politike
26 Maj 2025, 10:09
N.F
Foto ilustruese
PUKË- SPAK ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma. Raportohet se celulari ësht&e...
Politike
26 Maj 2025, 09:37
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Media britanike "The Times" shkruan se Mbretëria e Bashkuar do t’i kërkojë Kosovës të pranoj&eu...