Politike

"Do të kërkojmë pavlefshmëri dhe do bëjmë të gjitha llojet e ankesave", Berisha: Po të mos ishte efekti i karteleve dhe bandave, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në!

Sipas tij farsa elektorale është një shkelje universale e ligjeve, e normave, e kritereve.

26 Maj 2025, 13:09 Nga N.F

"Do të kërkojmë pavlefshmëri dhe do bëjmë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat u shpreh se PD do të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe se do të bëhë të gjitha llojet e ankesave. Sipas tij farsa elektorale është një shkelje universale e ligjeve, e normave, e kritereve.

Ai shtoi se nesë efekti i karteleve dhe bandave, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në. Berisha teksa bënte një analizë të rezultateve të kandidatëve u shpreh se banda Xhabafti kaloi në ndihmë të ministri Gonxha.

"Ka qarqe që ka fituar PD. Ti nuk mundet kurrë të pranosh se farsa ka të njëjtin efekt në çdo qytet, në çdo qark dhe kudo. Por, kur sheh rezultatin e Arkend Ballës, 5 mijë vota më shumë se Edi Rama, atëherë më thuaj mua. Nuk mundet kurrë të pranohet. Kur sheh rezultatin e Blendi Gonxhes, që merr 5 mijë vota në Vorë dhe kandidati tjetër që dikur kishte marrë 6 mijë vota në Vorë, merr 2 mijë vota tani, sepse banda Xhabafti kaloi nga ai tek Gonxhe, pra njeriu nuk mund t’i nënshtrohet kësaj kurrë. Nuk mund t’i kapërdijë këto.

Po të mos ishte efekti i kartelit Troplini dhe jo vetëm, sepse nuk është vetëm Troplini në Durrës, është edhe banda tjetër që mbështeti Ani Dyrmishin, Durrësi mund të ishte 80 përqind për PD-në. Pra, këtu nuk mund të injorohet për një shkak apo për një tjetër efekti i farsës kombëtare.
E qartë besoj," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll