Politike

Akuzat e Adriana Kalasë ndaj Jorida Tabakut, Berisha: Nuk ka të drejtë të hedhë ato pretendime pa fakte

Ai shoi se Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive dhe se çdo kandidat që ka pretendime, duhet t’i verifikojë. 

26 Maj 2025, 13:07 Nga M.B
Akuzat e Adriana Kalasë ndaj Jorida Tabakut, Berisha: Nuk ka të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku komentoi akuzat e kandidates Adriana Kalaja ndaj kandidates Jorida Tabaku. Berisha tha se Kalaja dhe cilido tjetër qoftë nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri. Ai shoi se Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive dhe se çdo kandidat që ka pretendime, duhet t’i verifikojë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme që në 4 vite është përballur direkt me krueministrin më shumë se kushdo tjetër. Në atë linjën e saj që beson se është avokate, linjën e drejtësisë dhe paditë. Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri.

E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive siç kam konstatuar. Çdo kandidat që ka pretendime, t’i verifikojë. Pavarësisht nga konsideratat që kam, mbroj parimet bazë. Ai që ka dyshime dhe t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit. Janë disa nuk është vetëm zonja Kalaja. Nuk jemi parti tu themi mos hap kutitë, atë nuk e themi kurrë. Kërko të drejtën tënde, ky është parimi im.

sali berisha

Sondazh

Poll