Politike

"T’u rikthej shqiptarëve votën e lirë!" Berisha: I bindur se kjo betejë do të fitohet! Nuk do e nisja në të kundërt

Berisha shtoi se për ta rëndëri ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda.

26 Maj 2025, 12:57 Nga M.B
"T’u rikthej shqiptarëve votën e lirë!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se është i bindur se beteja e opozitës për rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. do të fitohet! Ai theksoi se nuk do ta niste në të kundërt këtë betejë. Berisha shtoi se për ta rëndëri ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Absolutisht i gatshëm ta udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtohet asnjë variant. Rëndësi të jashtëzakonshme për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo siç ua paraqet propaganda kriminale e qeverisë dhe altoparlantëve të saj.

Sepse është shumë e rëndë kur sheh pseudo-intelektualë të bëjnë avokatinë e akteve mega-kriminale të karteleve të drogës në studiot televizive dhe të thonë se në xhepat e mi nuk ka paratë e tyre. Ti ndan moralin me ta kur pranon veprën e një karteli, ti nuk ke asnjë dallim moral nga ta.

Je i zhveshur, je njësh me krimin. Pra, çfarë do ndodhë? Edhe njëherë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Cilido që është i gatshëm të luftojë në rrugën e zgjedhur nga PD. Thashë, jo jashtë institucioneve, është i mirëpritur dhe unë një betejë që nuk besoj se nuk do ta fitoja, nuk do e nisja. Jam i bindur se kjo betejë do fitohet.

sali berisha

Sondazh

Poll