Aktualitet

“Metamorfoza”/ Mungonin avokatët e dy të pandehurve, shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të tjerët

Ndërkohë në sallë mungonin të pandehurit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, të cilët nuk ishin të pranishëm.

26 Maj 2025, 11:34 Nga M.B
“Metamorfoza”/ Mungonin avokatët e dy të pandehurve,
Foto ilustruese

TIRANA- Seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët e dy të pandehurve. Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhillohet më datën 30 maj. Ndërkohë në sallë mungonin të pandehurit Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita, të cilët nuk ishin të pranishëm.

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

metamorfoza

Sondazh

Poll