Aktualitet

Dallgët rrezikonin të përmbytnin velieren me turistë në perëndim të Ishullit të Sazanit, shpëtohen të gjithë personat në bord

Mësohet se rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër.

26 Maj 2025, 09:29 Nga M.B
Dallgët rrezikonin të përmbytnin velieren me turistë në
Foto ilustruese

VLORA- Një velierë e cila rrezikohej të përmbytej nga moti i keq dhe dallgët e larta në Ishullin e Sazanit, është shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Mësohet se rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Policia thotë se nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se personat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Vlorës reagon me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke iu ardhur në ndihmë disa shtetasve që udhëtonin me një veliere, jeta e të cilëve rrezikohej nga moti i keq dhe dallgët e larta.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.

Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

vlora

Sondazh

Poll