Aktualitet

"Na janë helmuar fëmijët dhe bërtasin këta duke intimiduar njerëzit", prindi: Të na japin përgjigje! AKU mori prova pas 8 ditësh

Çarçiu theksoi se prindërit kanë dalë në protestë për të zbuluar deri në fund se çfarë ka ndodhur në këtë rast dhe se nuk po e përdorin për politikë.

26 Maj 2025, 11:26 Nga N.F
"Na janë helmuar fëmijët dhe bërtasin këta duke
Prindi

GRAMSH- Erald Çarçiu, prind u dy vajzave binjake që frekuentonin kopshtin publik në Gramsh ka dalë në protestë së bashku me prindër të tjerë teksa kanë kërkuar përgjigje. Çarçiu theksoi se prindërit kanë dalë në protestë për të zbuluar deri në fund se çfarë ka ndodhur në këtë rast dhe se nuk po e përdorin për politikë.

Sipas tij prindërit janë intimiduar që të mos dalin në protestë teksa shtoi se këta persona i kanë pyetur se çfarë do të kërkojnë. Ai i bëri thirrje prokurisë që të zbulojë të vërtëtën. Çarçiu tha se dje u raportua për 4 raste por që në të vertetë ishin 14. Sipas tij po fshihen rastet e infektuara me salmonelë dhe se ata do të bëjnë analiza të tjera. 

"Ne qytetarët e Gramshit nuk dolëm për politikë, ose për të hequr ndonjë drejtor nga puna. Ne kemi ardhur se na janë helmuar fëmijët, bërtasin këta duke intimiduar njerëzit jo po ca do të kërkoni. Po do të kërkojmë se na keni helmuar fëmijët dhe jepni përgjigje. I bëj thirrje prokurorisë, Kreshnik Ajazit ndiqe këtë çëshjte dhe çoje deri në fund.

Ka ditë qç intimidohen njerëzit. Policia e ka marrë vesh nga Facebook. Në çdo rast, edhe në rastin me të vogël, vjen polica. Nuk e dimë ca kushtesh ka kuzhina, policia duhet të kishte marrë prova. Provat u morën nga AKU-ja të shtunën, pas 8 ditësh. Mirë që pamë AKU-në nëpër Gramsh se nuk e kishim parë. Deri dje thonin se ishin 4 ndërkohë janë 14. Po i fshehin, do bëjmë analiza të tjera," tha ai.

helmimi i femijeve ne gramsh

Sondazh

Poll