Aktualitet

"Djali është me temperaturë prej 8 ditësh", flet nëna e një prej fëmijëve pozitivë me bakterin salmonela: Jemi në gjendje ankthi, kërkojmë siguri!

Nëna theksoi se fillimisht nuk e dinte se çfarë kishte djali i saj dhe se doktoresha i ka thënë mjekim si vizorë stine.

26 Maj 2025, 11:20 Nga N.F
"Djali është me temperaturë prej 8 ditësh", flet
Prindi

GRAMSH- Prindërit në Gramsh kanë dalë në protestë në lidhje me helmimin e fëmijëve të tyre në kopshtin publik të këtij qyteti. Një nënë teksa fliste për mediat u shpreh se djali i saj është rast i konfirmuar me salmonelë. Ajo u shpreh se është njoftuar nga edukatorja e kopshtit të hënën se i mituri kishte temperaturë.

Nëna theksoi se fillimisht nuk e dinte se çfarë kishte djali i saj dhe se doktoresha i ka thënë mjekim si vizorëz stine. Ajo shtoi se prej 8 ditësh djali ka ende simptoma dhe se janë në ankth në lidhje me këtë rast.

"Po është i konfirmuar me salmonela. Njoftimin e mora nga edukatorja të hënen që djali është me temperaturë. Sot po bëhen 8 ditë që vazhdon me dhimbje barku, diarre. Për dezifektime janë bërë në kopsth dhe spital. Doktroresha na ka qëndruar korrekte. Kam edhe një gocë i kemi çuar analizat dhe presim përgjigjet.

Goca nuk ka shfaqur simptoma. Ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinimin. Doktorasha më dha mjekim si virozë stine se nuk e dinimin, pastaj të enjtën e morëm vesh. Sot ne bëjmë 8 ditë qe jemi të trembur dhe gjendje ankthi e shoku. Kërkojmë siguri për ushqimin që konsumojntë fëmijët," tha ajo.

helmimi i femijeve ne gramsh

Sondazh

Poll