Aktualitet

Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk, arrestohet 35-vjeçari në Morinë

Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan 2 kilogramë e 227 gramë, si dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

26 Maj 2025, 10:17 Nga M.B
Tentoi të trafikonte drogë të fshehur në jastëk,
Droga

MORINA- Një 35-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të trafikonte pako me drogë në pikën kufitare të Morinës. Sipas policisë, droga (kanabis) ishte fshehur në një jastëk. Gjatë kontrollit fizik, u sekuestruan 2 kilogramë e 227 gramë, si dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Sekuestrohen 2 pakot me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, kanë goditur në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin P. G., 35 vjeç, banues në Fier.

Në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin P. G. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshem Kukës, për veprime të mëtejshme.

morine

Sondazh

Poll