Aktualitet

U aksidentua teksa i arratisej policisë/ Identifikohet 38-vjeçari që humbi jetën në Itali, në mjet kishte 23 pako me drogë (EMRI)

Nga automjeti, sipas hetimeve të autoriteteve, doli një çantë e madhe në të cilën u gjetën 23 paketa me gjithsej 25 kg kokainë.

26 Maj 2025, 11:09 Nga N.F
U aksidentua teksa i arratisej policisë/ Identifikohet 38-vjeçari
Foto

ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti arratisej policisë italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Nettuno, afër Romës. Ndërkohë viktima është identifikuar Arbër Meçaj. 

Ai humbi jetën pas një aksidenti teksa po i arratisej patrullës së policisë. Patrulla ndoqi makinën një Fiat Cinquecento, e cila hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt. Në këtë moment, një pluhur i madh u ngrit dhe patrulla ngadalësoi për shkak të dukshmërisë të dobët. Makina vazhdoi udhëtimin, dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni dhe u rrotullua.

Nga automjeti, sipas hetimeve të autoriteteve, doli një çantë e madhe në të cilën u gjetën 23 paketa me gjithsej 25 kg kokainë. Policia iu afrua për të ofruar ndihmë, por për shqiptarin nuk bëhej më dot asgjë pasi kishtë ndërruar jetë.

aksident ne itali arvber mecaj

Sondazh

Poll